Milani pranë transferimit të mbrojtësit nga Zvicra

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 12:13
Milani pranë transferimit të mbrojtësit nga Zvicra

Milan është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për Zachary Athekame, mbrojtës i djathtë i ekipit zviceran Young Boys. Klubi kuqezi po përforcon krahët e mbrojtjes dhe, pas afrimit të Estupiñan në krahun e majtë, tani synon goditjen vendimtare në të djathtë.

Negociatat me Young Boys janë në fazën përfundimtare, me çmimin e transferimit që pritet të mbyllet mes 7 dhe 8 milionë euro, ndonëse zviceranët fillimisht kërkuan 10 milionë. Marrëveshja personale me lojtarin është tashmë e arritur, me një kontratë deri në vitin 2029. Tani pritet vetëm "ok"-i përfundimtar nga klubi helvet.

21-vjeçari është një profil premtues, me një sezon të plotë si titullar dhe 8 ndeshje në Champions League, përfshirë përballje ndaj Interit dhe Atalantës. Ai ishte në ‘radarët’ e Udineses dhe Bologna-s, por Milani ka vepruar me shpejtësi duke fituar garën për shërbimet e tij.

Transferimi pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh, me Athekamen që mezi pret të zbarkojë në Milanello dhe të fillojë aventurën e tij në Serie A.

(Kosova Sot Online)