Shkëndija e mëson emrin e kundërshtarit eventual

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 14:05
Shkëndija e mëson emrin e kundërshtarit eventual

Shkëndija po i bën krenarë krejt shqiptarët me sukseset e saj në garat evropiane.

Klubi nga Tetova i kaloi dy raunde kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa në atë të tretë do të luajë me Qarabagun.

E sot, Kuqezinjtë e mësuan emrin e kundërshtarit eventual në “play-off” të Championsit.

Më saktësisht, klubi tetovar në këtë fazë do të luajë me fituesin e duelit Ludogorets – Ferencvaros.

Kualifikimi në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve do të ishte historik pasi asnjë klub shqiptar nuk e ka arritur një gjë të tillë ndonjëherë. 

(Kosova Sot Online)