
Barcelona e ka regjistruar një fitore bindëse

Barcelona e ka regjistruar një fitore bindëse në miqësoren e radhës.
Gjiganti katalunas e mposhti ekipin Daegu me rezultat të thellë, 5:0.
Mesfushori Gavi i realizoi dy gola në pjesën e parë për “Blaugrana”.
Ndërsa një gol tjetër, po ashtu në 45 minutëshin e parë e realizoi Robert Lewandowski.
Në pjesën e dytë në listën e realizatorëve u shtua edhe Toni Fernandez.
Kurse, Marcus Rashford e gjeti golin e parë në fanellën e kampionit të Spanjës.
Ekipi i trajnerit Hansi Flick po përgatitet për ta pasur një tjetër sezon të suksesshëm, ndërsa do ta kërkojë suksesin edhe në Evropë krahas Spanjës.
(Kosova Sot Online)