Mourinho përgatit një tjetër sulm

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 09:30
Mourinho përgatit një tjetër sulm

Edhe pse jemi më pak se një muaj larg përfundimit të merkatos, Fenerbahçe nuk ka hequr ende dorë nga përpjekjet për të transferuar në Stamboll Hakan Calhanoglu. Sipas raportimeve të fundit nga gazetari Orazio Accomando, trajneri José Mourinho është duke përgatitur një tjetër “asist të fundit” për ta bindur mesfushorin e Interit të largohet nga Milano.

Calhanoglu, i cili gjatë verës flirtoi me Galatasaray-n, ekip i zemrës, u përfol shumë pas eliminimit të Interit nga Fluminense në Botërorin për Klube, me fjalët e Marottës dhe Lautaros që nxitën zërat për një largim të mundshëm. Por, pasi Galatasaray vendosi të përqendrohej Victor Osimhen, u tërhoq nga gara për kapitenin e kombëtares turke. Fenerbahçe u përpoq gjithashtu, por pa sukses.

Aktualisht, situata është më e vështirë se kurrë për një transferim: si Calhanoglu vetë, ashtu edhe drejtuesit e Interit, kanë deklaruar se ai nuk është në shitje, duke e mbyllur teorikisht çdo rrugë për një largim që pak javë më parë dukej i mundshëm.

Alternativa, Douglas Luiz

Megjithatë, Fenerbahçe nuk është e gatshme të dorëzohet. Në rast se operacioni “Calhanoglu” dështon, klubi turk ka përgatitur një plan B: Douglas Luiz. Mesfushori brazilian, që iu bashkua Juventusit vetëm një vit më parë, ndodhet në një marrëdhënie të ftohtë me klubin, sidomos pasi nuk u paraqit në grumbullimin parasezonal.

Largimi i tij është pothuajse i sigurt dhe preferenca e tij është një rikthim në Premier League, ku shkëlqeu me Aston Villën. Për të kanë shfaqur interes Nottingham Forest dhe Everton, por nëse Calhanoglu refuzon, edhe Fenerbahçe do të futet seriozisht në garë për të.

Merkatoja po hyn në fazën përfundimtare dhe gjithçka mund të ndodhë. Mourinho kërkon përforcime me profil të lartë në mesfushë dhe Fenerbahçe synon të bëjë një goditje të madhe në këtë verë.


(Kosova Sot Online)