Ja kush është gjithnjë e më afër transferimit në Milan

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 15:40
Ja kush është gjithnjë e më afër transferimit në Milan

Ardon Jashari është gjithnjë e më afër transferimit në Milan.

Ylli shqiptar po e pret dritën jeshile për të fluturuar drejt Italisë, ku po e pret një kontratë pesëvjeçare me një rrogë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

E zërat e fundit për një marrëveshje eventuale mes dy klubeve janë përforcuar sot kur përfaqësuesi zviceran ka mbetur jashtë listës së të ftuarve për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.

Club Brugge do të përballet me Salzburgun në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Championsit dhe emri i Jasharit nuk figuron në mesin e të ftuarve.

Klubi belg pritet t’i përfitojë 34 milionë euro nga shitja e ish-futbollistit të Luzernit +3 milionë nga bonuset.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut mezi pret ta vesh fanellën Kuqezi, për të cilën i refuzoi disa klube të njohura evropiane.

Futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë është i vendosur që kualitetin e tij ta shfaq tek shtatë herë kampioni i Evropës. 


(Kosova Sot Online)