Newcastle e harroi futbollistin në aeroport

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 10:04
Newcastle e harroi futbollistin në aeroport

Një skenë e pabesueshme e ka përcjellë Newcastle Unitedin.

Matt Targett është lënë aksidentalisht në aeroportin e Seulit derisa ekipi u rikthye në Angli pas turneut parasezonal në Azi, shkruan “MSN”.

Mbrojtësi anglez nuk ishte në bord në fluturimin kthyes me pjesën tjetër të skuadrës pas miqësores së Neëcastlet me Tottenhamin të dielën e 3 gushtit.

Klubi anglez e kuptoi këtë gabim apo lëshim vetëm pasi aeroplani ateroi në Newcastle.

Sipas burimeve të brendshme, ky keqkuptim ka ndodhur nga moskoordinimi mes stafit dhe shërbimeve të transportit.

Fatmirësisht, Targett është mirë dhe i sigurt dhe ai pritet t’i bashkohet ekipit në pasditen e sotme pasi e ka marrë rrugën drejt Britanisë së Madhe.

Incidente si këto janë ekstremisht të rralla në futbollin profesionist, ndërsa ndodhin kryesisht para udhëtimeve të gjata.


(Kosova Sot Online)