Shenjëtarët nderojnë Pavarësinë
Në kuadër të manifestimeve për nder të 8-vjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, të shtunën në Poligonin e Shenjëtarisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvilluan gara në shenjëtari, Kupa “Pavarësia 8” në qitje është organizuar nga Federata e Shenjëtarisë e Kosovës, ku morën pjesë Përfaqësuesja e Kosovës dhe Shqipërisë në qitje me pushkë dhe pistoleta ajrore për femra dhe meshkuj. Meshkujt garuan në disiplina me pushkë dhe pistoleta ajri 1 x 60 diabola, ndërsa femrat garuan në disiplina me pushkë dhe pistoletë ajri 1 x 40 diabola. Në konkurrencën e meshkujve fitoi Drilon Ibrahimi i Kosovës në pushkë, derisa Urata Rama ishte më e mira në konkurrencën e femrave. Në pistoletë fitoi Nexhat Sahiti dhe Edlira Shyti. (Kosova Sot)
Rezultatet
Meshkujt - pushkë:
1. Drilon Ibrahimi, Kosovë me 556 rrathë
2. Olsi Avllazagaj, Shqipëri, 536 rrathë
3. Faruk Qerimi, Kosovë, 519 rrathë
Femrat - pushkë:
1. Urata Rama, Kosovë, 383 rrathë
2. Lumturi Pepa, Shqipëri, 377 rrathë
3. Anila Sevo, Shqipëri, 363 rrathë
Meshkujt - pistoletë:
1. Nexhat Sahiti, Kosovë, 559 rrathë
2. Agim Rama, Shqipëri, 558 rrathë
3. Arben Cerina, Shqipëri, 555 rrathë
Femrat - pistoletë:
1. Edlira Shyti, Shqipëri, 372 rrathë
2. Lumturie Rama, Kosovë, 370 rrathë
3. Aida Bogdani, Shqipëri, 355 rrathës