
Real Madridi e mbylli një epokë të artë

Real Madridi e mbylli një epokë të artë dhe e hapi një kapitull të ri.
Pas largimit të Luka Modricit, simbol i tranzicionit është Dani Carvajal: i fundit i një gjenerate të papërsëritshme, i cili sot i udhëheq “Los Blancos” si kapiten.
Në moshën 33 vjeçare, i rikthyer nga një lëndim i rëndë në gju, mbrojtësi i djathtë spanjoll e ka një objektiv të dyfishtë përpara vetes: që ta rikthejë pozitën e titullarit dhe mbi të gjitha, ta shkruajë emrin e tij në histori të klubit.
Pas 227 ditësh ndalese, Carvajal u rikthye në fushë në humbjen nga Paris Saint-Germain në Botërorin e Klubeve, duke i luajtur 19 minutat e fundit.
Forma e tij fizike është ende larg asaj optimale, por me trajnerin Xabi Alonso llogarit ta gjejë ritmin e duhur në prag të sezonit të ri.
Me 27 trofe të fituar, Carvajal është veç një larg 28 trofeve të Luka Modricit, i cili është futbollisti më i trofeshëm në histori të Real Madridit.
Një tjetër triumf do t’ia mundësonte që ta gjente veten në olimpin madrilen.
Prapa tij gjenden Federico Valverde e Vinicius Junior me nga 14 trofe, të cilët janë shumë larg për një kalim të mundshëm të tij.
Në mesin e fituesve më të mëdhenj në Evropë, në nivelin evropian, Carvajal është tashmë futbollisti i shtatë me më së shumti tituj të fituar në një klub të vetëm.
Përpara tij janë emrat si (31), Iniesta e Busquets (32), Messi (35) dhe rekordmeni Ryan Giggs (36 me Manchester United).
(Kosova Sot Online)