Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin 'Topi i Artë'

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 15:54
Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin 'Topi i Artë'

Zbulohen kandidatët e Topit të Artë 2025

Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Topi i Artë”, i cili e shpërblen futbollistin më të mirë të vitit 2025.

Në mesin e 30 kandidatëve për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual janë:
Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Jude Bellingham, Desire Doue, Denzel Dumfries, Serhou Guirassy, Erling Haaland, Victor Gyokeres, Achraf Hakimi, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Robert Lewandowski, Alexis MacAllister, Lautaro Martinez, Scott McTominay, Kylian Mbappe, Joao Neves, Nuno Mendes, Michael Olise, Cole Palmer, Pedri, Fabian Ruiz, Declan Rice, Lamine Yamal, Raphinha, Virgil Van Dijk, Mohamed Salah, Vinicius Junior, Vitinha dhe Florian Wirtz.

Në mesin e favoritëve për ta fituar Topin e Artë për këtë vit janë Dembele, Yamal e Raphinha.

Siç dihet, fitues aktual i Topit të Artë është spanjolli i Manchester Cityt, Rodri.

(Kosova Sot Online)