
Martinez lë Barcelonën

Një tjetër emër i njohur i futbollit evropian i bashkohet valës së transferimeve drejt Lindjes së Mesme.
Iñigo Martínez do të jetë futbollisti më i ri i Al Nassr, pas një marrëveshjeje të arritur mes palëve që shënon fundin e menjëhershëm të aventurës së tij me Barcelonën.
Sipas raportimeve të konfirmuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Al Nassr ka arritur marrëveshje të plotë për të transferuar qendërmbrojtësin spanjoll si futbollist të lirë, pasi ky i fundit ka vendosur të prishë kontratën me Barcelonën me efekt të menjëhershëm.
Martínez do të firmosë një kontratë deri në qershor 2026, me mundësi rinovimi deri në qershor 2027.
(Kosova Sot Online)