De Winter transferohet në Milan

  • A.P /
  • 11 August 2025 - 09:11
De Winter transferohet në Milan

AC Milan ka gjetur pasuesin e Malick Thiaw. Pas raportimeve të mëngjesit të sotëm, tashmë burime të shumta në Itali dhe vetë gazetari Fabrizio Romano kanë konfirmuar se Koni De Winter do të jetë përforcimi i ri në mbrojtjen kuqezi.

Një ndër gazetarët më të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano ka shkruar se tashmë kalimi i De Winter në Milan është një punë e kryer.

“Marrëveshje verbale me Genoan dhe lojtarin, paketë rreth €20M. Detajet e fundit në proces, testet mjekësore në Milano në fillim të javës së ardhshme. Kontratë afatgjatë gati për t’u nënshkruar”, ka shkruar ndër të tjera Romano.

(Kosova Sot Online)