Milani e transferon mbrojtësin e djathtë, Athekame

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 14:00
Milani e transferon mbrojtësin e djathtë, Athekame

Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e Zachary Athekame si mbrojtës i djathtë.

Marrëveshja është arritur për një paketë totale prej 10 milionë eurosh plus është përfshirë një klauzolë prej 10% që do t’i takojnë Young Boys në shitjen e radhës eventuale të lojtarit nga “Rossoneri”.

Mbrojtësi i djathtë shumë shpejt do të udhëtojë drejt Milanos për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën, njofton gazetari sportiv itlaian, njëherësh ekspert i transferimeve, Fabrizio Romano.

Athekame do t’i zëvendësojë të larguarit Kyle Walker dhe Emerson Royal, të cilët u larguan gjatë verës.

Ai do të arrijë tek Kuqezinjtë fill pas qendërmbrojtësit Koni De Winter, i cili u zyrtarizua së fundmi nga Milani.

Drejtori sportiv, Igli Tare po kryen punë të mrekullueshme në shitjen e lojtarëve me çmim të lartë dhe në sjelljen e lojtarëve me çmime të arsyeshme. 

(Kosova Sot Online)