Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 10:41
Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë

Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë trofeut të Topit të Artë pas paraqitjes brilante që e bëri mbrëmë kundër Tottenhamit në Superkupën e Evropës.

Asistim vendimtar, gol nga penalltia dhe një trofe më shumë.

Ylli francez u zgjodh me plot meritë “Lojtari i ndeshjes” pasi e ndihmoi ekipin e Luis Enriques që ta ngriste lartë një tjetër trofe.

E duket se më së shumti këtij trofeu do t’ia shohë hairin vetë ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Sulmuesi i krahut është njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë, ndërsa gjasat ju shtuan dhe mundësia iu përforcua pas paraqitjes së mbrëmshme.

Kundër-kandidatë të tij për ta fituar Topin e Artë janë dy lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal e Raphinha.

Dembele ka qenë vendimtar tek PSG-ja në ndeshjet më të rëndësishme në këtë vit.

Prandaj edhe me meritë ai konsiderohet si favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual. 

(Kosova Sot Online)