Premierliga rikthehet me spektakël

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 10:52
Premierliga rikthehet me spektakël

Pas një vere të mbushur me merkato, përgatitje dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26. 

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, aty ku Liverpooli do të përballet me Bournemouth-in, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.

“Reds” do të synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit, pas një sezoni fantastik.

Me përforcimet e shumta dhe me një mungesë të madhe – Diogo Jotan i cili vdiq tragjikisht disa javë më parë do t’i mbledhin forcat për ta zhvilluar një sezon tjetër madhështor.

(Kosova Sot Online)