
Garcia dhe Rashford marrin dritën jeshile

Barcelona ka marrë më në fund lajme pozitive përpara nisjes së sezonit të ri.
Klubi katalanas ka arritur të regjistrojë dy prej emrave më të rëndësishëm të merkatos verore: portierin Joan Garcia dhe yllin anglez Marcus Rashford.
Pas javësh të tëra pasigurie dhe negociatash me La Ligën për shkak të kufizimeve financiare, drejtuesit e Barcelonës kanë gjetur hapësirën e nevojshme në buxhet për të futur zyrtarisht të dy lojtarët në listën e regjistrimeve.
Ky është një hap vendimtar për trajnerin Hansi Flick, i cili tashmë do të ketë në dispozicion një skuadër më të kompletuar.
Rashford pritet të sjellë kualitet dhe shpejtësi në repartin ofensiv, ndërsa Garcia shihet si investim afatgjatë për portën blaugrana.
(Kosova Sot Online)