
Flick ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Levantes

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Levantes të shtunën, në kuadër të ndeshjes së dytë të La Ligës për sezonin. Ka lajme të mira për katalanasit, pasi Robert Lewandowski ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i klubit.
Lewandowski mungoi në udhëtimin ndaj Mallorcas fundjavën e kaluar për shkak të dëmtimit dhe ishte konsideruar një dyshim i madh për ndeshjen ndaj Levantes. Megjithatë, ai ka përfunduar programin e stërvitjes këtë javë me sukses, që do të thotë se mund të përfshihet në formacionin e ndeshjes.
Megjithatë, nuk janë të gjitha lajme pozitive për Barcelonën. Është konfirmuar se Frenkie de Jong nuk do të udhëtojë, ashtu siç kishte sugjeruar Flick gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të premten. Mesfushori holandez është larguar nga stërvitjet pasi gruaja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të dytë këtë javë.
Përveç de Jong, Barcelona do të jetë pa trio-n e paregjistruar Gerard Martin, Wojciech Szczesny dhe Roony Bardghji. Po punohej për të siguruar që Martin të mund të udhëtonte për në Valencia, por në fund katalanasit nuk arritën të regjistrojnë lojtarin te La Liga brenda kohës së caktuar.
Mungesa e de Jong nuk është ideale për Barcelonën, por ata kanë zëvendësues të aftë si Gavi ose Marc Casado. Presupozohet se Flick do t’i japë mundësinë Gav-it të startojë ndaj Levantes, që do të jetë paraqitja e tij e parë si titullar në sezonin e ri.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, de Jong do të jetë i gatshëm për udhëtimin e javës tjetër në Madrid, ku Barcelona do të përballet me Rayo Vallecano. Martin gjithashtu mund të jetë në dispozicion, megjithatë kjo do të varet nga regjistrimi i tij brenda shtatë ditëve të ardhshme.
(Kosova Sot Online)