Ja pse transferimi i Boniface te Milani po stagnon

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 15:05
Ja pse transferimi i Boniface te Milani po stagnon

Victor Boniface ka përfunduar testet mjekësore përpara kalimit te Milani dje, por raportet nga Italia pretendojnë se, për shkak të një shqetësimi në gjurin e djathtë të sulmuesit, kuqezinjtë po përpiqen të bindin Leverkusenin të ulë çmimin dhe po shqyrtojnë alternativa.

Sipas asaj që ka raportuar Gazzetta dello Sport, gjatë kontrolleve mjekësore është identifikuar një problem me gjurin e Boniface dhe Milani do të vendosë brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të vazhdojë apo jo me transferimin e sulmuesit nigerian.

Gazzetta pohon se Milani po konsideron një lëvizje për sulmuesin e Sporting, Conrad Harder, ndërkohë që emra si Rasmus Hojlund, Nicolas Jackson dhe Breel Embolo janë përmendur si kandidatë potencialë.

Megjithëse ka gjasa që Boniface të firmosë me Milanin, mbeten pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike. Raportet sugjerojnë se kuqezinjtë mund të synojnë edhe dy sulmues, por kjo duket e vështirë duke marrë parasysh kufizimet financiare të klubit.

Për momentin, të gjitha sytë janë te sulmuesi nigerian. Milani mund të arrijë ta ulë koston e marrëveshjes së përfolur huazim-me-opsion nga Leverkusen, ose mund të vendosë ta braktisë fare këtë pistë.


(Kosova Sot Online)