Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 07:00
Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës

Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në sezonin e ri të La Ligas.

“Los Blancos” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, në kuadër të javës së dytë të La Ligas.

Ishte Kylian Mbappe që shënoi dy gola të madrilenëve.

Fillimisht, me një finish fantastik, Mbappe realizoi për epërsinë fillestare të mysafirëve.

Në minutën e 83-të, Mbappe shënoi golin e dytë, i asistuar nga Vinicius Junior.

E ky i fundit e vulosi fitoren 0:3 me gol në minutën e tretë shtesë.

Pas dy xhirove, Real Madridi ka pikët e plota, njëjtë sikur Barcelona dhe Villarreal që prijnë.

(Kosova Sot Online)