
Alonso: Mbappé ka rifituar 4 kg

Pas fitores së Real Madrid ndaj Oviedos, trajneri Xabi Alonso foli për zgjedhjet e tij taktike, duke shpjeguar “revolucionin” e formacionit me futjen e Rodrygo-s, Carvajal, Rüdiger dhe Mastantuono. Basku theksoi se ndryshimet varen nga nevojat e çdo ndeshjeje dhe se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për projektin e tij. Ai komentoi gjithashtu formën e Vinicius, Mbappé dhe të rinjve, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit dhe përfshirjes së të gjithëve në sezonin e gjatë që e pret Madridin.
Çfarë analize bëni për ndeshjen?
E analizoj nga loja, Oviedo ishte e mbyllur. Në pjesën e dytë ramë pak, sepse kundërshtari bëri një hap përpara. Ishte një ndeshje shumë serioze, e plotë, me dhe pa top, luajtëm si skuadër. Vini hyri shumë mirë në dy golat e qetësisë, do të ketë ndeshje për të gjithë.
Si e patë Carvajal? A e shihni në kombëtare?
Mendoj se Carva do të donte të kthehej. Është vendim i trajnerit, por unë jam i lumtur që po rikuperon ndjesitë. Ka pasur minuta tipike të tij, shumë i qëndrueshëm. Shpresoj të shkojë tani në kombëtare, nëse jo, do të kthehet aty.
Vinicius ishte në stol dhe ekipi ndryshoi shumë…
Ndryshimet varen nga ajo që na nevojitet në çdo ndeshje. Asnjë vendim i prerë për muajin e ardhshëm. Dua që të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Kjo na jep stabilitet si skuadër.
A do të shohim shumë ndryshime këtë sezon?
Kemi mbi 20 lojtarë dhe dua të nxjerr më të mirën nga secili. Sot Vini ishte i rëndësishëm, por të gjithë do të kontribuojnë.
Vini nuk kishte qenë rezervë për arsye teknike prej katër vitesh…
Çdo lojtar është ndryshe, por vendimet merren për të mirën e skuadrës. Duhet kuptuar kjo.
Çfarë ka ndryshuar te Mbappé?
Ka rikuperuar 4 kilogramë, që i kishte humbur në Botërorin e Klubeve prej problemit shëndetësor që pati. Tani duket mirë, më pëlqen kur e shoh të bëjë ato kthesat e tij. Ka luajtur shumë mirë, edhe sot, edhe ndeshjen tjetër. Ende ka gjëra për t’u përmirësuar, por ndjesitë janë pozitive.
Si e patë Rodrygo?
Bëri një ndeshje të mirë, lidhet mirë në atë krah. Ishte e vështirë të gjejë hapësira ndaj një Oviedo-je kaq të mbyllur, por ai na ndihmoi. Është një prej të gjithëve, që na duhen.
Çfarë ju ka habitur më shumë te Mastantuono? I kërkoi fanellën Cazorlas?
Franco bëri një ndeshje të madhe. Në pak kohë është integruar mirë në grup. Ka energji të madhe, këmbë të majtë të fortë dhe do të përmirësohet akoma. Cazorla me siguri pati shumë kërkesa për fanellën.
Po Rüdiger?
Është shumë i qëndrueshëm, i besueshëm. Kemi nevojë për lojtarë të tillë. Militao luajti 90 minuta, pas një dëmtimi të gjatë, dhe duhet mbrojtur. Rüdiger është garanci.
Çfarë i thatë Cazorlas?
Ajo mbetet mes nesh, por u emocionova. E di çfarë po kalon. Atmosfera ishte spektakolare dhe lojtarët më thoshin para se të hynin në fushë se do të ndizeshin nga ajo energji.
(Kosova Sot Online)