
Genesio ka folur për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova ishte pjesë e Lillet në bankën rezervë në fundjavën që shkoi në fitoren ndaj Monacos me rezultat 1:0.
E trajneri i ekipit francez, Bruno Genesio ka folur për të ardhmen e yllit kosovar, por edhe për gjendjen e tij aktuale.
Sipas tij, përfaqësuesit kosovar i nevojitet ende kohë për t’u rikuperuar nga problemet fizike, të cilat e lanë jashtë fushës së blertë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
“Ai është këtu me ne. Do e shohim nëse do qëndroj deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. Ka pasur probleme dhe lodhje në muskuj gjatë pasdites, kjo është një prej arsyeve që nuk luajti”, tha Genesio, duke e arsyetuar mosinkuadrimin e 26-vjeçarit në fushën e blertë.
Së fundmi po raportohet se anësori ofanziv ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërsa po e pret marrëveshjen mes klubeve.
Atë e kërkon ndërkohë edhe Olympique Marseille në Francë.
Lille e vlerëson kartonin e tij 18-20 milionë euro, derisa Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në qershor të vitit 2026.
(Kosova Sot Online)