
Ja kush vendosi së fundi t’i thotë 'PO' Kosovës

Leon Avdullahu vendosi së fundi t’i thotë “PO” Kosovës duke hequr dorë kështu nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.
Helvetikët nuk e kanë marrë aspak mirë vendimin e futbollistit të Hoffenheimit, duke insistuar se e rritën dhe e zhvilluan dhe që në fund, sipas tyre, ua ktheu shpinën.
E për të sqaruar gjithçka rreth vendimit të ish-futbollistit të Baselit është përkujdesur menaxheri i tij, Sascha Fischer.
“Unë natyrisht se e kuptoj emocionin dhe zhgënjimin që shumëkush në Zvicër ndoshta e ndien tash për tash. Leoni është rritur në Zvicër, është formuar këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij.”, deklaroi fillimisht menaxheri për portalin zviceran “20 Minuten”.
“Ky nuk ishte një vendim kundër Zvicrës, por për Kosovën. Shpesh në futboll dëgjojmë se lojtarët i ndjekin vetëm paratë dhe karrierën. Në këtë rast është e kundërta, Leoni ka vendosur nga bindja e tij, nga zemra dhe nga identiteti familjar që ta përfaqësojë Kosovën”, shtoi ai.
Avdullahu pritet të ftohet nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë.
(Kosova Sot Online)