Suedezët do të luajnë me Slloveninë dhe me Kosovën

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 13:06
Suedezët do të luajnë me Slloveninë dhe me Kosovën

Është zbuluar sot lista e të ftuarve të Kombëtares së Suedisë për ndeshjet e shtatorit.

Suedezët do të luajnë me Slloveninë dhe me Kosovën, ndeshje të vlefshme këto për kualifikimet e Botërorit 2026.

Pjesë e listës së kombëtares së verdhë janë sulmuesit e rrezikshëm Alexander Isak e Viktor Guokeres, ndërsa mungon emri i futbollistit kosovar, Besfort Zeneli, i cili ia kishte kthyer shpinën Kosovës për ta zgjedhur Suedinë.

Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të Suedisë për ndeshjet e 5 dhe 8 shtatorit.

(Kosova Sot Online)