
Publikohet video e bisedës telefonike mes Zhegrovës, Kurtit dhe Çekut

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Bashkë me Ministrin në detyrë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ia uruan Zhegrovës transferimin te Juventusi.
(Kosova Sot Online)