Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 14:13
Ujkani e tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës te Kosova

Samir Ujkani e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin italian “Tuttosport”, kryesisht për Edon Zhegrovën, i cili u transferua së fundmi në Juventus.

E për këtë vendim të lojtarit ka folur zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, i cili e tregoi edhe arsyen se përse 26-vjeçari hoqi dorë nga mundësia për të luajtur për Kosovën në dy ndeshjet e shtatorit, kundër Zvicrës dhe ndaj Suedisë.

“Na dukej e drejtë t’ia jepnim disa ditë kohë për t’u njohur me Juventusin, për ta ndihmuar që të ambientohet shpejt. Ne e dimë se çka duam nga ai dhe nga lojtarët tjerë kyç të Kosovës si Rrahmani e Muriqi”, u shpreh ish-portieri kosovar.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa tash është gati për ta bërë debutimin me Juventusin pasi ka ushtruar fort kohëve të fundit.


(Kosova Sot Online)