UEFA shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 08:14
UEFA shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar disa fjalë në sajtin e saj zyrtar, për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë, në kualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2026.

“Kosova shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë”, shkruan UEFA.

Kosova e mposhti 2-0 Suedinë në “Fadil Vokrri”.

Golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqit në pjesën e parë.

Kështu, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve, në tabelën e Grupit B.

(Kosova Sot Online)