
Suedezët e kanë përjetuar rëndë humbjen nga Kosova

Suedezët e kanë përjetuar rëndë humbjen e mbrëmshme nga Kosova.
Mediat suedeze e kanë goditur Kombëtaren e tyre pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe Federata Suedeze e Futbollit e ka uruar Kosovën për fitoren 2:0 përmes raportit të saj në faqen zyrtare, ndërsa e ka përjetuar një “goditje në stomak”.
“Humbja nga Kosova në Prishtinë dukej si goditje në stomak për të gjithë të përfshirët. Kosova i është përmbajtur planit të saj të lojës në mënyrë të përkryer. E ka kundërsulmuar Suedinë, që kishte vështirësi të krijonte raste në humbjen 2:0”, shkroi Federata Suedeze.
(Kosova Sot Online)