Modric e arrin një rekord absolut në Serie A

  • A.P /
  • 15 September 2025 - 10:12
Modric e arrin një rekord absolut në Serie A

Luka Modric po vazhdon ta shkruajë historinë: me 40 vjet e 5 ditë ai u bë mesfushori më i vjetër që shënon gol në Serie A.

Kështu, veterani kroat e theu rekordin që e mbante Nils Liedholm, edhe ai pjesë e Milanit dikur, i cili kishte shënuar me 38 vjet e 169 ditë në vitin e largët 1961.

Ky është postimi i OptaPaolo në “X”: “Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori me moshën më të shtyrë që shënon gol në histori të Serie A, duke e kaluar rekordin e Nils Liedholm, gjithnjë me fanellën Kuqezi (38 vjeç e 169 ditë më 26 mars të vitit 1961 kundër Interit). I pjekur”. 

(Kosova Sot Online)