Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 12:30
Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

(Kosova Sot Online)