Mbappe drejt 50 golëshit me Realin

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 13:30
Mbappe drejt 50 golëshit me Realin

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është në formë kulmore.

Me 48 gola të shënuar nga ndeshja e tij e parë zyrtare, sulmuesi francez është veç dy gola nga numri jubilar 50 me fanellën e bardhë.

Këta numra e nënvizojnë impaktin e menjëhershëm të kampionit të botës në vitin 2018 që e kishte që nga fillimi kur kishte shënuar në debutim me Atalantan në Superkupën e Evropës.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, Mbappé po e jeton çdo lojë si një hap drejt Championsit të tij të parë, trofe që s’kishte arritur ta fitonte me PSG-në dhe që tash e ka objektiv primar, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, triumfi i skuadrës së Luis Enriques në edicionin e fundit në Ligën e Kampionëve pa Mbappen, e ka bërë francezin edhe më të vendosur.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit që kur ka zbarkuar në “Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo kishte statistika pak më të mira duke e arritur shifrën e 50 golave pas 53 ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, Mbappe duhet ta presë së paku ndeshjen e 64-t sonte, që me një golësh eventual ndaj Olympique Marseillet, ta arrijë 50 golëshin me Realin.

Mbappe ka shënuar tashmë 10 herë në 16 përballje kundër ekipit francez, ndërsa sonte e ka mundësinë ideale për ta arritur numrin jubilar të golave.

(Kosova Sot Online)