
Lëshohet urdhër arrest për Diego Costan

Douglas Costa e ka pësuar një goditje të madhe në jetën personale.
Ndaj futbollistit brazilian në fakt është lëshuar një urdhër arrest për mospagim të kujdesit prindëror prej 78 mijë eurosh, ndërsa ai duhet të japë llogari në gjykatën e Porto Alegres”, njoftojnë mediat e huaja.
I njëjti “fat” ish-futbollistin e Bayern Munichut dhe Juventusit e kishte përcjellë edhe para një kohe kur luante në Los Angeles Galaxy, ndërsa ishte burgosur për 30 ditë në atë kohë për të njëjtën arsye.
Futbollisti ofanziv ishte paralajmëruar se në rast që do ta përsëriste të njëjtin gabim, do të “kapej” përsëri dhe Costa s’e ka paguar prapë obligimin financiar ndaj fëmijëve të tij, prandaj edhe mund ta presin grilat.
Andaj, klubi i tij aktual, Sydney FC, të cilit iu bashkua vitin e kaluar, ka intervenuar menjëherë duke njoftuar se e ka ndërprerë kontratën me futbollistin.
Gjithashtu, klubi australian ka njoftuar se ish-përfaqësuesi brazilian nuk mund të kthehet më në Australi për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore dhe personale në Brazil.
(Kosova Sot Online)