Enrique: Dembele është Topi im i Artë

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 10:10
Enrique: Dembele është Topi im i Artë

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique insiston se futbollisti i tij, Ousmane Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë sonte, në ceremoninë që do të mbahet në Paris të Francës.

Ylli francez është njëri prej favoritëve për ta fituar çmimin prestigjioz individual, por e ka një konkurrencë mjaft të fortë me Lamine Yamal, me yllin e Barcelonës po ashtu me gjasa të mëdha për ta fituar këtë trofe pas vitit të jashtëakonshëm që e kaloi.

Mirëpo, trajneri spanjoll mendon se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Barcelonës e meriton më shumë se çdokush tjetër pas paraqitjeve solide dhe kontributit që e dha në fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve, të parin në histori të PSG-së.

“Ousmane është Topi im i Artë që prej disa muajsh. Kujtojeni se si kontribuonte edhe në mbrojtje ai në finale të LIgës së Kampionëve”, deklaroi Luis Enrique.

Sonte do të zbulohet se cili do të jetë Topi i Artë për vitin 2025. 

(Kosova Sot Online)