Vjen urimi special i Messit për Dembelen

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 11:43
Vjen urimi special i Messit për Dembelen

Ousmane Dembele e fitoi mbrëmë Topin e Artë, të parin në karrierë pas një sezoni fantastik të cilin e pati.

Ylli francez e fitoi Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, ndërsa shijoi edhe trofe të tjerë, por mbi të gjitha bëri paraqitje brilante në sezonin paraprak.

E kjo iu shpërblye mbrëmë në galanë e mbajtur në Paris, ku ai ishte protagonisti i natës.

Ai mori urime dhe përgëzime të shumta, ndërsa prej të parëve që e uroi atë ishte ish-shoku i tij i skuadrës tek Barcelona, Lionel Messi, i cili e ka fituar plot tetë herë këtë çmim prestigjioz individual.

“Grande, Ous. Urime, jam mjaft i lumtur për ty. Ti e ke merituar këtë”, i komentoi Messi futbollistit të PSG-së në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)