Hajdari e lë Zvicrën dhe e zgjedh Kosovën

  • A.P /
  • 29 September 2025 - 13:10
Hajdari e lë Zvicrën dhe e zgjedh Kosovën

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që e zgjedh Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti i ri i Hoffenheimit ka hequr dorë përfundimisht nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën.

Lajmin e ka bërë te ditur ekskluzivisht mediumi i njohur zviceran “Blick”.

Pas Leon Avdullahut, një tjetër yll i ri tek i cili shpresonin Helvetikët, i zgjedh Dardanët.

Mbrojtësi i rritur në Zvicër pritet të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Sllovenisë dhe kundër Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

(Kosova Sot Online)