Pasi e bllokoi prapë Yamalin, flet heroi i PSG-së

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 11:50
Pasi e bllokoi prapë Yamalin, flet heroi i PSG-së

Paris Saint-Germain e dominoi Barcelonën dhe e mposhti në shtëpi të saj dhe atë me përmbysje.

Një natë për t’u mbajtur në mend dhe për t’u duartrokitur për “bandën” e Luis Enriques, i cili me fitoren 2:1 është lider i ligës në Champions me 6 pikë nga 6 të mundshme.

Për të folur pas ndeshjes u përkujdes Nuno Mendez, mbrojtësi i majtë që u përkujdes edhe njëherë për ta bllokuar Lamine Yamalin, njëjtë siç kishte bërë edhe në ndeshjen Portugali – Spanjë.

“Ishte jnë lojë e luftuar, por ne gjithmonë mendojmë për veten tonë. Kemi shumë lojtarë të lënduar, por lojtarët që luajtën ishin fantastikë”, deklaroi fillimisht ai për “Canal+”, përcjell “Gazeta Express”.

“Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë: lojtarët që vijnë për të ndihmuar dhe për ta bërë lojën tonë. E kemi demonstruar nivelin tonë, edhe pse me shumë lëndime, ishim në nivelin tonë maksimal”, shtoi futbollisti portugez.

Dhe në fund, Mendes tha: “E dimë se ky vit do të jetë më i vështirë sepse të gjithë duan të na mposhtin. E dimë këtë dhe për këtë jemi të koncentruar. Hyjmë gjithmonë në fushë për të fituar.”

PSG-ja synon ta përsërisë sezonin e kaluar kur e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të saj teksa e mposhti në finale Interin me rezultat të thellë, 5:0. 

(Kosova Sot Online)