
Shkëndija e nis me humbje Ligën e Konferencës

Shkëndija e nis me humbje Ligën e Konferencës, pëson nga Rayo Vallecano
Shkëndija e ka nisur me humbje kampanjën historike në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.
Ekipi shqiptar nga Tetova pësoi 2:0 në udhëtim ndaj skuadrës së njohur spanjolle, Rayo Vallecano.
Lopez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes.
Goli i dytë dhe i fundit erdhi pas katër minutave, kur Perez realizoi.
Kësisoj, Shkëndija e nis me humbje sezonin, kurse Rayo Vallecano e nis mbarë dhe fiton pikët e para.
(Kosova Sot Online)