
Haaland lë pas Messin e Ronaldon

Erling Haaland vazhdon të rishkruajë historinë e Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi norvegjez i Manchester City ka arritur në 52 gola në vetëm 50 ndeshje të para në këtë kompeticion, pas dopietës ndaj Monacos.
Asnjë lojtar më parë nuk kishte mbërritur kaq shpejt në këtë shifër, duke e bërë statistikat e tij thjesht të frikshme.
Haaland ka një mesatare prej 1.04 golash për ndeshje, më e lartë se ajo e dy ikonave të futbollit botëror: Cristiano Ronaldo (0.76 – 140 gola në 183 ndeshje) dhe Lionel Messi (0.79 – 129 gola në 163 ndeshje).
Në këtë ritëm, nëse do të luante aq sa Ronaldo (183 ndeshje), Haaland mund të arrinte shifrën e rreth 190 golave, një statistikë pothuajse e paimagjinueshme.
(Kosova Sot Online)