FFK publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit

  • A.P /
  • 03 October 2025 - 13:15
FFK publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë publik programin e Kombëtares për muajin tetor, ku “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sipas orarit të shpallur, gjithçka do të nisë më 3 tetor (sot) me publikimin e listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

Më 6 tetor është paraparë konferenca për shtyp e trajnerit gjerman, ndërkohë që në të njëjtën ditë Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.

Pas kësaj faze përgatitore, më 10 tetor Kosova do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ndeshje ku pritet një mbështetje e madhe nga tifozët dhe ku ekipi do të synojë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Vetëm tre ditë më pas, më 13 tetor, “Dardanët” do të zbresin në fushë përsëri, kësaj radhe në transfertë ndaj Suedisë.


(Kosova Sot Online)