Sauna shkakton zjarr në shtëpinë e Viniciusit

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 15:17
Sauna shkakton zjarr në shtëpinë e Viniciusit

Një incident ka ndodhur në shtëpinë e yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi sauna në bodrumin e banesës së tij është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimeve të Marca, flakët janë shuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e incidentit, ndërsa lojtari brazilian është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por situata tashmë është nën kontroll.

(Kosova Sot Online)