Holanda ka shënuar fitoren e radhës ndaj Maltës

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 07:45
Holanda ka shënuar fitoren e radhës ndaj Maltës

Holanda ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

“Tulipanët” triumfuan thellë 0:4 ndaj Maltës në udhëtim.

Gakpo hapi llogarinë e golave në minutën e 12-të të ndeshjes nga penalltia.

Gakpo arriti të shënojë nga penalltia edhe njëherë tjetër në minutën e 48-të.

Reijnders shënoi për 0:3 në minutën e 57-të, e në minutat shtesë Depay realizoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Holanda tani ka 13 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Polonia dhe Finlanda.

Në anën tjetër, Malta është në vendin e fundit me dy pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)