Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Nish

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 15:20
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Nish

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Nish, një ditë para ndeshjes ndaj Serbisë që do ta zhvillojë në Leskovc.

Kuqezinjtë janë akomoduar në hotelin e tyre në qytet dhe më pas do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme.

Ekipi shqiptar është pritur me masa të shtuara sigurie, ku qindra forca policie kanë shoqëruar delegacionin kuqezi nga pista e uljes e deri në hotel, duke garantuar që gjithçka të zhvillohej pa probleme dhe pa u ndalur në kontrolle në aeroport.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencën zyrtare për shtyp, ndërsa një orë më vonë, në 17:30, skuadra do të mbajë stërvitjen e fundit në stadiumin “Duboçiça”.

Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45, më 11 tetor, dhe kuqezinjtë janë gati të japin maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)