Federata serbe e vendosë flamurin shqiptar në stadium

  • A.P /
  • 11 October 2025 - 14:45
Federata serbe e vendosë flamurin shqiptar në stadium

Gjatë ditës së djeshme, në stërvitjen zyrtare të kombëtares së Shqipërisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, Federata e Futbollit e Serbisë nuk e vendosi flamurin kombëtar.

Sipas tch për të cilin medium folën nga Federata serbe, flamuri nuk ishte vendosur shkaku i shmangies së incidenteve.

Mirëpo, më pak se 24 orë më vonë, flamuri i Shqipërisë po valon në stadium.

Ndeshja Serbi – Shqipëri është gjithmonë një ndeshje ‘rrezikshmëri’ të lartë, dhe ashtu pritet të jetë edhe sonte.

Pothuajse pesë mijë forca të policisë janë angazhuar për të mbajtur rendin për këtë ndeshje.

Ndeshja do të nis nga ora 20:45 dhe i përket kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

(Kosova Sot Online)