Duka: Nuk e dua Kosovën për kundërshtare në play-off të Botërorit

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 15:15
Duka: Nuk e dua Kosovën për kundërshtare në play-off të Botërorit

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka foli për fitoren historike ndaj Serbisë, rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026 dhe ndeshjen miqësore të sotme ndaj Jordanisë në “Air Albania”.

Gjatë intervistës, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes në Serbi, reagimin e drejtuesve të federatës serbe pas përfundimit të takimit, si dhe sqaroi situatën e kartonit të verdhë ndaj sulmuesit Rey Manaj.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se fitorja ndaj Serbisë është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, por shtoi se ekipi duhet të vazhdojë me përqendrim maksimal drejt ndeshjeve të radhës, me objektivin për të siguruar fazën play-off dhe për të luftuar deri në fund për Kupën e Botës 2026.

Një nga ekipet që do të renditet në vendin e dytë është edhe Italia, mund të jetë Turqia, por edhe Kosova. Në çdo ekip duam që ta mundim, por Kosova duam që të përballet me ndonjë kundërshtar tjetër, që të dy ekipet të jemi pretendente.


(Kosova Sot Online)