Suedia e shkarkon trajnerin Tomasson pas humbjes nga Kosova

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 15:51
Suedia e shkarkon trajnerin Tomasson pas humbjes nga Kosova

Humbja nga Kosova ishte njëra prej më të rëndave në histori të Kombëtares së Suedisë.

Dardanët fituan mbrëmë me rezultat 1:0 në Goteborg duke ia shuar kështu shpresat ekipit kombëtar suedez që të shkojë në Botërorin 2026 edhe përmes pozitës së dytë, respektivisht barazhit.

E kjo ka bërë që suedezët të marrin masa.

Mediumi i atjeshëm, “Sportbladet” njoftoi paraprakisht se Federata Suedeze e Futbollit e ka shkarkuar selektorin Jon Dahl Tomasson.

“Fiaskoja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, e cila e shkarkoi 49-vjeçarin Jon Dahl Tomasson”, shkroi mediumi suedez.

E përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Tomasson e ka konfirmuar më pas edhe Federata Suedeze e Futbollit, e cila e ka falënderuar atë për kohën e tij si trajner i ekipit kombëtar.

(Kosova Sot Online)