Superliga e Kosovës rikthehet sot

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 12:15
Superliga e Kosovës rikthehet sot

Superliga e Kosovës rikthehet sot pas një pushimi dyjavor shkaku i ndeshjeve të kombëtareve. 

Gjatë ditës së sotme do të luhen dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar. 

Drita do t’i bëjë konak Malishevës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. 

Gjilanasit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjilanit në derbi. 

Ndërkohë, Malisheva pas humbjes nga Llapi në shtëpi. 

Ndeshja tjetër luhet në Lipjan. 

Prishtina e Re e pret Gjilanin në stadiumin “Sami Kelmendi”. 

Gjilani me trajnerin e ri Debatik Curri synon fitoren e parë në debutimin e tij. Gjilani ka tri humbje radhazi. 

Prishtina e Re në anën tjetër paraqitet në këtë ndeshje pas barazimit me Dukagjinin. 

(Kosova Sot Online)