Rey Manaj i 'çmend' sërish serbët

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 13:15
Rey Manaj i 'çmend' sërish serbët

Heroi i fitores së Shqipërisë në Leskovc, Ray Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë.

Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëria më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjithë kuqezinjtë e bëri goli i Rei Manaj.

Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëndësi ka për ne.

Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rei Manaj ka deklaruar se Milosh Milojevic, i cili është trajner i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuar gjatë ndeshjeve të kombëtares.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. E kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga angazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah” – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.

(Kosova Sot Online)