Anulohet ndeshja e Barcelonës në SHBA

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 09:15
Anulohet ndeshja e Barcelonës në SHBA

Barcelona nuk do të luajë në Miami përballë Villarrealit.

Gjithçka është anuluar, pasi federata ka njoftuar vendimin e ri që erdhi për shkak të pasigurive që u ngritën në Spanjë përgjatë javëve të fundit.

Liga spanjolle sakrifikoi shumë, për të bindur UEFA-n. Gjithsesi, takimi i dhjetorit do të mbetet në Spanjë.

Sfida është programuar për në datën 21 dhjetor.

Villarreali është klubi pritës. Liga në Spanjë po ashtu ka shprehur zhgënjimin, që nuk u vijua me projektin që sipas tyre do të përhapte futbollin spanjoll edhe më gjerë.

Tifozët dhe lojtarët ishin bashkë në këtë rast. Kështu ndeshja e kontestuar do të luhet në Spanjë.


(Kosova Sot Online)