Shkëndija triumfon ndaj Shelbourne

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 08:26
Shkëndija triumfon ndaj Shelbourne

Shkëndija e ka shënuar fitoren e parë historike në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi shqiptar nga Tetova triumfoi minimalisht 1:0 ndaj ekipit Shelbourne, në kuadër të javës së dytë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutat shtesë, kur Barrett realizoi autogol.

Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e tri pikëve në vendin e 20-të.

Kurse, Shelbourne mbetet me një pikë pesë pozita më poshtë.

(Kosova Sot Online)