Kounde do të rikuperohet në kohë
Mbrojtësi francez, Jules Kounde raportohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Real Madridit të dielën në kuadër të La Ligas.
Kounde, i cili është njëri prej lojtarëve kryesorë për Barcelonen dhe ka pasur kontribute për katalunasit do te jete i gatshëm për fundjavën e zjarrtë.
Në ketë periudhë ku Barcelona i ka pësuar 10 gola ne 9 paraqitjet e fundit, ish-lojtari i Sevillas i cili mund të luajë edhe si mbojtës krahu, por edhe si mbrojtës qendror mund të ketë ndikim pozitiv ne performancën e ekipit spanjoll.
Real Madridi përballet me Barcelonën të dielën me fillim nga ora 16:15 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
(Kosova Sot Online)
