Liverpooli u mposht nga Brentford

  • A.P /
  • 27 October 2025 - 13:30
Liverpooli u mposht nga Brentford

Liverpooli nuk po e gjen rrugën e pikëve në Premierligë.

Kampioni në fuqi i Anglisë e ka pësuar humbjen e katërt rresht sezonale në elitën e futbollit anglez.

“Reds” pësuan 3:2 në udhëtim ndaj Brentford, në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Ouattara Da kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes.

Schade e dyfishoi epërsinë e Brentford në minuntën e 45-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Kerkez ngushtoi rezultatin në 2:1.

Në minutën e 60-të, Igor Thiago shënoi për 3:1 nga penalltia.

Mohamed Salah shënoi për 3:2 në minutën e 89-të.

Deri në fund, Liverpooli tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Me këtë fitore, Brentford shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 10-të në tabelë.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me 15 pikë në vendin e gjashtë në tabelë.

(Kosova Sot Online)