Ja kush mund të emërohet sot trajner i Juventusit
Juventusi mund të bëhet sot me trajner të ri.
Pas largimit të Igor Tudorit, “Zonja e Vjetër” duket se e ka gjetur pasardhësin e kroatit.
Ai mund të jetë ish-selektori i Italisë, Luciano Spalletti, i cili është pajtuar për t’u emëruar trajner i ri i “Bianconeri”.
Marrëveshja është në rrugë e sipër, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Trajneri italian mund të nënshkruajë deri në qershor 2026 me opsion të vazhdimit të kontratës, varësisht prej rezultateve të këtij sezoni, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Hapat formalë të kontratës po kontrollohen nga avokatët para nënshkrimit të krejt dokumenteve.
(Kosova Sot Online)
